Panovski: Nuk mund të presim që brenda natës të ulet numri i të infektuarve, duhet kontrolle më të rrepta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mikrobiologu Nikolla Panovski, thotë se autoritetet nuk duhet të presin që brenda natës të ulet numri i të infektuarve me Covid-19, nëse ka pasur kujdes më herët.

Për Panovskin nuk janë çudi numrat me mbi 100 të infektuar, pasi sipas tij, organet kompetente shumë herët dhe përnjëherë i lehtësuan masat për mbrojtje. Ajo që është shqetësuese për të, është rritja e numrit të viktimave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse do të kishte tani orë policore, mendoj se nuk do të kishte ndikuar negativisht në psikikën e njerëzve nëse do të kishin qenë në shtëpi nga ora 22 deri në 05 të mëngjesit. Megjithatë, kjo do të zvogëlonte pjesërisht përhapjen e virusit, sidomos tek të rinjtë. Tani në mbrëmje të rinjtë shoqërohen, pothuajse në të gjitha komunat ka raste aktive, dhe të rinjtë mblidhen dhe sigurisht nuk mbajnë maska ​​gjatë gjithë natës. Ata janë të shëndetshëm dhe me simptoma të buta, ndërsa mund ta përhapin virusin në shtëpitë e tyre, sidomos tek të moshuarit”, tha Panovski.

Ai thotë se përgjegjës për rritjen rapide të rasteve të reja me Covid-19 janë institucionet.

Advertisement

“Ata që duhet të parandalojnë infektimin, ndihmojnë në përhapjen e tij”, thotë mikrobiologu.

Ai shton se kontrollet dhe masat që i kanë paralajmëruar autoritetet duhet të jenë më rigoroze./Telegrafi/

The post Panovski: Nuk mund të presim që brenda natës të ulet numri i të infektuarve, duhet kontrolle më të rrepta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy