Mjeku dhe makrobiologu Nikolla Panovski, për “Sitel”, pyet pse fëmijët nga klasa e dytë dhe e tretë duhet të shkojnë në shkollë. Ai beson se nxënësit e shkollave të mesme që janë në vitin e parë duhet të shkojnë në shkollë, pra vetëm ata që takohen për herë të parë me mësuesit e rinj.
Sipas tij, viti shkollor duhet të kishte filluar më 15 gusht dhe për dy muaj fëmijët të mbajnë mësim jashtë, gjegjësisht jashtë dhe me dritare të hapura.
“Është joligjore të shtyhet viti shkollor. Shkollat duhej të hapeshin më 15 gusht, me çka do jepej mundësia që mësimi të mbahet hapësira të hapura. Shtatori nuk është aq i rrezikshëm për të mbajtur mësim me dritare të hapura dhe pjesërisht jashtë. Një goditje e madhe pritet pas 15 nëntorit, kur fillon sezoni i ngrohjes qendrore. Atëherë është shumë e rëndësishme të ndaleni së mbledhuri në kopshtet e shkollave dhe të mos festoni ditëlindjet, do të ishin bomba epidemiologjike dhe një do të mund ta transmetonte virusin te 10 fëmijë”, tha Panovski.
Panovski thotë se ftohjet do të jenë gjithashtu një problem, për shkak të të cilit sistemi shëndetësor dhe ekonomik i vendit mund të rrezikohet përsëri.
The post Panovski: Mësimi është dashur të filloj më 15 gusht appeared first on Telegrafi.