Mjeku Nikolla Panovski për Kanal 5 deklaroi se çerdhet është dashur të hapen në fillim të muajit maj.

“Nuk shoh nëse gjendja në vend është më mirë se sa më herët. Rreziku ekziston gjithmonë. E di se Shtabi i Krizës dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë frikë nga prindërit. Kur shkojnë në çerdhe fëmijët, 90% prej tyre infektohen”, tha Panovski.

Ai thotë se tubimet masive në hapësira të brendshme bëjnë grupe të ashtuquajtura bomba biologjike dhe përhap me të madhe sëmundjen.

“Shkollat është dashur të hapen më herët, ndërsa për klasën e parë dhe vitin e parë në shkollë të mesme është dashur të jetë me prezencë fizike në mënyrë që të njoftohen me mësimdhënësit”, tha Panovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Panovski: Çerdhet duheshin të hapen në fillim të muajit maj appeared first on Telegrafi.