Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Eli Panova thotë se është dashur të hiqet balancuesi, sepse me të janë punësuar edhe personat që nuk kanë shkuar në punë dhe kështu është shkatërruar administrata me këtë mjet.

“A është imponuar ky problem në administratë që të punësohen persona që nuk shkojnë fare në punë? Me balancues dhe me punësime partiake shkatërruam administratën”, tha Panova në “Daily Click”.

Panova foli edhe për ligjin e “branitellave”.

Ajo tha se luftëtarët e UÇK-së nuk duhet të përfshihen në ligj, sepse, sipas saj, mbrojtës nuk mund të jenë ata që sulmuan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mbrojtësit nuk mund të përputhen me ata që sulmuan. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet hapur një debat. Kjo temë, në vend që të mbyllet, dhe tani në vend që të flasim për reforma, po kthejmë disa pyetje në shekullin e 21-të. Por nuk diskutohet. Ne jemi të gatshëm të debatojmë për atë temë”, tha Panova./Telegrafi/

The post Panova: Statusi i ushtarëve të UÇK-së nuk duhet të përfshihen në ligjin e “branitellave” appeared first on Telegrafi.