Shtatëdhjetë telefona janë zbuluar vetëm sot tek të paraburgosurit në Burgun e Paraburgimit në Shkup (Shutkë) në bastisjet e 40 qelive, të kryera nga njësiti intervenues nga burgu i Idrizovës, njoftoi drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Aleksandar Pandov.
Në një intervistë për Sitel, ai tha se polici i burgut të shtunën nuk e ka kontrolluar kutinë e biskotave në të cilën ndodhej telefoni i Vasil Jovanovit dhe dyshohet se nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjegjësisht “atë e ka bërë për shkak të naivitet”. Punonjësi i burgut u pezullua të shtunën, ndërsa të nesërmen u pezullua edhe kolegu i tij pasi i dha një telefon një të paraburgosuri.
Ai pretendon se shumica e telefonave celularë futen në burgje nga oficerët e burgjeve dhe se në një shoqëri të korruptuar si kjo e jona, sistemi i burgjeve është më i korruptuari. Përveç drejtuesve të rinj të burgjeve, këto institucione penale, tha ai, janë me personel të njëjtë që kanë trashëguar.
The post Pandov: Janë zbuluar 70 celularë në një ditë në burgun e Shkupit appeared first on Telegrafi.