Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sipas Qendrës për diabet, pandemia Kovid-19 ka ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve nga diabeti. Të dhënat e institucionit në fjalë thonë se dukshëm është shtuar numri i pacientëve me diabet në të dy komunat e cila i mbulon me aktivitetet e saj kjo Qendër. Sipas të dhënave të mjekut specialist Axhija Kurtoski, i cili është udhëheqës i Qendrës për diabet nga fillimi i pandemisë e deri sot ka një rritje të personave me diabet për afro 10 për qind.

“Pandemia drejtpërdrejt ndikon edhe në rritjen e numrit të personave që kanë probleme me sheqerin në gjak. Në këtë periudhë personat të cilët kanë patur një sheqer të fshehur, defakto për shkak të situatës epidemiologjike me pandeminë janë regjistruar si persona me diabet pas analizave që atyre u janë bë, e që u kanë dal pozitiv me Kovid”, thotë udhëheqësi i Qendrës, Kurtoski. Dibra për fat të keq ka një shtim të numrit të personave me diabet nga viti në vit.

Aktualisht numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga diabeti është mbi 2 mijë nga të cilët 25 për qind, respektivisht afro 600 marrin terapi insulini. Të tjerët përdorin tabletat adekuate për të trajtuar këtë sëmundje. Nëse me këtë dinamikë vazhdon pandemia e Kovid-19 pritet një rritje të numrit të të sëmurëve nga diabeti nga të gjitha grup moshat. Edhe në kushte të pandemisë kontrollet me pacientët me diabet janë të rregullta duke respektuar masat për mbrojtje nga Kovid 19, thonë nga kjo Qendër. Po ashtu, terapia në asnjë moment nuk ka munguar dhe pacientët në kohë pranojnë terapinë e nevojshme. (koha.mk)

The post Pandemia rrit numrin e pacientëve me diabet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";