Kanë dale pamjet e para me video nga vendi i ngjarjes ku kanë humbur jetën 45 persona nga aksidenti i autobusit nga Maqedonia e Veriut.
Në vendin e quajtur Pernik ka ndodhur aksidenti ku humbën jetën 45 persona të cilët ishin në Stamboll për ekskurzion.
Sipas autoriteteve bullgare me të cilat ka biseduar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, flitet për qytetarë të Maqedonisë dhe disa janë nga shtete tjera.
Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/
The post Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi në Bullgari – aty humbën jetën 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.