Pakot e Qeverisë nuk e kanë ndihmuar aq shumë ekonominë e Maqedonisë së Veriut, thotë Iseni i OEMVP-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koha pas pandemisë është shumë e rëndësishme që të shihet ekonomia e një vendi që të parashihet edhe ecuria sociale shtetërore për të ardhmen. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Drilon Isenin, drejtorin e Odës Ekonomikë të Maqedonisë Veri Perendimore (OEMVP), për të diskutuar për hapat e rikthimit të ekonomisë në vend.

Iseni ka thënë se nga katër pakot e para të propozuara nga Qeveria, është shfrytëzuar çereku i parave të planifikuara, pra 330 milion euro nga 1.2 miliard euro të parashikuara për t’i injektuar në ekonomi.

Për pakon e pestë, Iseni thotë se ka paqartësi për kërkesat dhe kushtet e vendosura nga Qeveria për bizneset që duan t’i shfrytëzojnë mjetet kurse sipas tij bizneset më të prekura, siç janë hotelieria, turizmi dhe industria e udhëtimeve janë ata që pritet të ndihmohen më shumë nga Qeveria në këtë pako.

Sipas Isenit, anëtarët e OEMVP-së kanë treguar se humbjet janë shumë të mëdha në ekonomi. 40 mijë vende të punës janë humbur me një mesatare prej 40% ka qenë norma e humbjes tek bizneset. OEMVP ka kërkuar që bankat të kenë kuptim për bizneset dhe të shfrytëzohen depozitat bankare.

Advertisement

Iseni thotë se viti 2021 në nivelin e ekonomisë do të jetë më i mirë, pasi aktiviteti ekonomik pozitiv do të reflektohet pozitivisht në pasqyrën reale vjetore.

Për planet e OEMVP-së, Iseni thotë se fokusi i Odës është që të ndihmojnë bizneset për transformim post-covid që do të ju ofrohet të gjithëve anëtarëve të Odës. “Trajnimi, biznes planet, video promovuese dhe ndihmë në marketing për kompanitë anëtare të OEMVP-së”, përfundon Iseni.

Shikojeni videon e plotë më poshtë:

Advertisement

 

 

The post Pakot e Qeverisë nuk e kanë ndihmuar aq shumë ekonominë e Maqedonisë së Veriut, thotë Iseni i OEMVP-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy