Brenda qendrës tregtare Saraj Mall (rruga 2, nr. 6) është hapur një dyqan i ri IQOS Pop-Up, një tjetër vend në kryeqytet ku është i disponueshëm pajisja inovative që e ngroh, por nuk e djeg duhanin.

Me hapjen e dyqanit të ri IQOS, i cili do të jetë i hapur nga e marta deri të dielën, nga ora 14:00 deri në 20:30, zgjerohet rrjeti i disponueshmërisë dhe mbështetjes për të gjithë duhanpirësit e rritur që dëshirojnë të informohen mbi alternativat më të mira ndaj cigareve dhe të kalojnë në kategorinë e produkteve të bazuara në teknologjinë e ngrohjes, në vend të djegies së duhanit.

Familja e markës IQOS ILUMA përfshin tre modele pajisjesh, të cilat bazohen në të njëjtën teknologji të ngrohjes me induksion. Të gjitha tre modelet e pajisjeve e ngrohin, por nuk e djegin duhanin, duke reduktuar kështu nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme mesatarisht deri në 95% krahasuar me tymin e cigareve. IQOS nuk është pa rrezik, pasi gjeneron nikotinë që shkakton varësi, por përbën një zgjedhje më të mirë për duhanpirësit e rritur që ndryshe do të vazhdonin të pinin duhan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në dyqanin IQOS, përveç blerjes së pajisjeve, të gjithë duhanpirësit e rritur që do të vazhdonin të pinin duhan, mund të njihen dhe të mësojnë më shumë rreth tyre, përdorimit të tyre dhe teknologjisë së avancuar. Për përdoruesit ekzistues ofrohen gjithashtu shërbime si blerja e aksesorëve, ndërrimi i pajisjes së vjetër me një të re, mbështetje për klientët dhe të tjera.

The post Pajisja inovative IQOS tani është e disponueshme edhe në Saraj Mall appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";