Pajisja inovative IQOS prej tani edhe në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pajisja inovative IQOS prej tani edhe në Strugë

Në Strugë, pranë liqenit në dyqanin Top Market, është hapur zona e parë IQOS, i vetmi vend në këtë qytet ku është në dispozicion pajisja inovative që e ngroh, por nuk e djeg duhanin.

Kjo pajisje elektronike bazohet në teknologji të re e cila, duke ngrohur duhanin, lejon që përdorimi i pajisjes të çlirojë deri në 95% më pak përbërës të dëmshëm që krijohen nga pirja e duhanit.

Gjatë ngrohjes së duhanit në temperaturë deri në 350 gradë Celsius, procesi i djegies dhe krijimit të hirit dhe tymit shmanget. Mosdjegja e duhanit e bën atë thelbësisht të ndryshëm nga cigaret. Zëvendësimi i cigareve me këtë pajisje inovative që ka të njëjtën përvojë dhe kënaqësi për nevojën për nikotinë, dhe që nuk lë tym apo hi, është mënyrë për duhanpirësit e rritur për të bërë ndryshim cilësor në një alternativë më të mirë.

Me eliminimin e plotë të djegies së duhanit, alternative pa tym IQOS është bërë zgjedhja e vetme për më shumë se 14 milionë duhanpirës të rritur në të gjithë botën. Philip Morris ka investuar më shumë se 8 miliardë dollarë në zhvillimin e teknologjisë inovative të kësaj pajisjeje gjatë hulumtimit dhjetëvjeçar dhe angazhimit të më shumë se 400 shkencëtarëve dhe ekspertëve kryesorë. Kjo pajisje është e disponueshme në 66 vende të botës.

Advertisement

Në Top Market, e që gjendet në rrugën “Partizanska”, nr. 18 / b1 – 1 Strugë, prej tani të gjithë duhanpirësit e rritur do të mund të njihen me pajisjet dhe të mësojnë më shumë rreth tyre, përdorimin e tyre dhe teknologjinë e përparuar.

The post Pajisja inovative IQOS prej tani edhe në Strugë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy