Pahor: Shkupi bëri gjithçka, madje edhe më shumë, ndërsa çka mori kthim nga BE-ja?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Evropian duhet t’i fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Kjo çështje duhet të mbetet prioritet i BE-së dhe të mbyllet sa më shpejtë, porositi presidenti slloven Borut Pahor në paraqitjen e tij në Forumin Strategjik të Bledit.

“Problemi tashmë nuk është vetëm politik. Situata u bë shumë më shqetësuese për BE-në. Çka bëri Maqedonia e Veriut për europerspektivën e saj – bëri gjithçka, madje edhe më shumë, ndërsa çka mori si kthim – asgjë edhe më pak. Me këtë imazhi i BE-së u dëmtua shumë. Po tentoj ta kuptoj se zgjerimi i BE-së për momentin nuk është prioritet, duke i pasur parasysh të gjitha problemet në BE dhe më gjerë. Por megjithatë, besoj se arritja e progresit në bisedimet me Maqedoninë e Veriun dhe Shqipërinë duhet të mbetet prioritet dhe kjo çështje të mbyllet”, theksoi Pahor para pjesëmarrësve në Forumin Strategjik të Bledit.

Pahor, edhe më parë, në takimin me kryeministrin Zoran Zaev të mbajtur në margjinat e forumit, e afirmoi qëndrimin se Sllovenia e mbështet zgjerimin evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe pret, me ndërmjetësim dhe mbështetje të presidencës sllovene, të gjendet zgjidhje e pranueshme për procesin e bllokuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sllovenia dhe e gjithë Evropa e mbështesin zgjidhjen e sfidave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa presidenca aktuale sllovene është një mundësi e cila duhet të përdoret për gjetjen e zgjidhje”, theksuan Zaevi dhe Pahori.

Advertisement

Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, kryeministri Zaev dhe presidenti Pahor në takim treguan se liderët ekzistojnë për të gjetur zgjidhje dhe se jeta bashkëkohore dhe trendet globale kërkojnë hapa të guximshme dhe të mençur nga liderët politikë të Evropës.

The post Pahor: Shkupi bëri gjithçka, madje edhe më shumë, ndërsa çka mori kthim nga BE-ja? appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy