Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski sot theksoi se janë formuar grupi punës nga ministrat nga Qeveria e cila duhet të punojë për zgjedhjen për pagat e funksionarëve, përkatësisht, ashtu siç tha ai, një zgjidhje që nuk do të anulohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Sjellja e një zgjedhjeje që cenon sistemin e pagesave, në sektorin publik, do të thotë reagim i menjëhershëm. Dje u hap një diskutim se si duhet të duket modeli. Ministrat do të punojë për të ardhur në zgjedhje, synimi është të arrihet deri në rregullimin e pagave të sjellë në një nivel më pranishëm dhe në të njëjtën kohë të jetë i qëndrueshme. Në javën ose dy javët e ardhshme do të dalin me një zgjidhje që do të jetë në seancën e Qeverisë, e më pas do të dërgohet në Kuvend”, tha Kovaçevski duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Me vendimin e Gjykatës Kushtetutës për shfuqizimin e dy neneve të ligjit për pagat dhe shtesat e zyrtarëve, bëhet e mundur rritja e pagave të zyrtarëve shtetërorë deri në 78%.
Përveç tyre, ligji vlen edhe për të ardhurat e kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit, si dhe të gjithë bartësve të funksioneve publike, njoftoi Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve. Këtu përfshihen të gjithë zëvendësministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët në kompanitë dhe agjencitë shtetërore.
Pagat e zyrtarëve u ngrinë për 12 vjet./Telegrafi/
The post Pagat e funksionarëve do të harmonizohen me nivel të pranueshëm, thotë Kovaçevski appeared first on Telegrafi.