Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin tetor të këtij viti ka qenë 29.145 denarë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në muajin tetor të vitit 2021, në krahasim me tetorin e vitit 2020, ishte 104.5.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtari të tjera të shërbimit (11,7 për qind), Objekte akomodimi dhe shërbime tjera ushqimore (10,1 për qind) dhe Informacion dhe komunikim (10,1 për qind).
Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar në sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë; Riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (3,5 për qind), Objekte akomodimi dhe shërbime tjera ushqimore (2,1 për qind) dhe Aktivitete të tjera shërbimi (2 për qind).
The post Paga mesatare në tetor ishte 29.145 denarë appeared first on Telegrafi.