Padia e Janevës ndaj Ruskovskën për shpifje, prokurorja Trajçeva nuk u paraqit për dëshmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-Prokurorja Speciale Katica Janeva, e ka paditur shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, për shpifje.

Sot në Gjykatën Themelore Shkup 2, u mbajt seancë për këtë lëndë, në të cilën nuk u paraqit prokurorja Ruskovska, por prania e saj nuk është e detyrueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në seancën e sotme dëshmuan anëtarët e Entit Shtetëror të Revizionit”, tha shkurt Llazar Janev, i cili është gjithashtu djali i Janevës.

Në seancën e sotme nuk u paraqit as prokurorja Ivana Trajceva, e cila duhej të dëshmonte.

Advertisement

Janeva ngriti padi ndaj Ruskovskës, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, prokurorja Ruskovska, duke dalë në një emision televiziv, tha se Janeva kishte marrë para në disa raste për të tërhequr një kërkesë për paraburgim. Mbrojtja pretendon se ish-shefja e PSP-së nuk ka marrë para as për çështjen “Haraçi”, as për ndonjë çështje tjetër.

Për “Haraçinn” Janeva u dënua me 7 vjet burg, ndërsa Bojan Jovanovski mori dy vjet të tjera. Gjykata e Apelit pritet të vendosë për këtë çështje së shpejti, dmth nëse do të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë, do ta ndryshojë atë ose do ta revokojë atë dhe gjykimi do të fillojë nga fillimi

The post Padia e Janevës ndaj Ruskovskën për shpifje, prokurorja Trajçeva nuk u paraqit për dëshmi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy