Padi penale dy policëve kufitarë që pa evidencë dhe PCR test negativ lejuan hyrje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së parashtroi padi penale kundër dy të punësuarve në Stacionin policor për Vendkalimin kufitar Tabanoc, sepse më 1 qershor të këtij viti lejuan hyrje në shtet të personit pa evidentim të tij dhe pa paraqitje të PCR testit negativ.

“E paraqitura S.M., më 01.06.2020, si punonjëse udhëheqëse në Stacionin policor për Vendkalimi kufitar Tabanoc, i dha urdhër të paraqiturit të dytë D.S. që GJ.K. t’i lejohet hyrja në RMV nga fshati Petralinci, komuna Bosilovë, pa e evidentuar me atë rast në sistemin për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve dhe të kryejë kontrolle minimale kufitare. Në këtë mënyrë i ka mundësuar GJ.K. të realizojë hyrje në shtet pa paraqitur test negativ valid PCR apo në të kundërtën të shkojë në karantinë shtetërore, në pajtim me vendimet e Qeverisë me përballje me kovid-19”, informojnë nga MPB.

Sektori për punë të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së parashtroi padi penale kundër S.M. dhe D.S., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “shkelje të ruajtjes së kufirit shtetëror” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

The post Padi penale dy policëve kufitarë që pa evidencë dhe PCR test negativ lejuan hyrje në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy