Pacientja e infektuar me ethe hemorragjike krime-kongo është në gjendje stabile, thotë Dobrinka Naunova Jovanovska, nga Klinika Infektive.
“Pacientja për momentin është në gjendje stabile, parametrat po ndiqen vazhdimisht që mos të vije te ndonjë përkeqësim. Është dita e pestë që është sëmurë, por ndiqet vazhdimisht që mos të vije deri te ndonjë përkeqësim. Tek kjo sëmundje konkrete është shumë me rëndësi terapia suportive, terapi zëvendësuese, që të kompensohet gjithçka që humbet. Mendoj se pacientja do të mbetet në gjendje stabile”, tha Jovanovska.
Ndërkaq, për shkak të kontakteve, deri tani janë lëshuar 40 vendime për mbikëqyrje shëndetësore për këtë infeksion.
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësorë dhe Sanitar Renata Mlladenovska njoftoi se 11 persona, që kanë pasur kontakt me punonjësen shëndetësore në Klinikën Infektive, janë vendosur në mbikqyrje ditore.
“Ne si institucion kemi dhënë edhe 11 vendime, gjegjësisht kontakte me tashmë me pacienten e hospitalizuar, e cila është edhe e punësuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ato 11 kontakte do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore 14 ditore”, tha Renata Mlladenovska, drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësorë dhe Sanitar .
Më herët, 29 punonjës shëndetësorë u vendosën në mbikëqyrje shëndetësore sepse kanë qenë në kontakt me 27-vjeçaren që ndërroi jetë si pasoj e këtij infeksioni, që u shkaktuar nga kafshimi i rriqrës.
The post Pacientja e infektuar me ethe hemorragjike krime-kongo është stabile, 40 persona në izolim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.