Një pacient po mjekohej para spitalit në Strumicë. Kjo video tregon mjekët që i japin terapinë para hyrjes së ndërtesës. Kjo i shqetësoi qytetarët në panik – se ndoshta mos kapacitetet spitalore janë mbushur.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë situatën, pacienti u mjekua jashtë, me kërkesë të prindërve, ndërsa jo sepse nuk kishte vend brenda.

“Spitali i Strumicës na informoi se pacienti i cili po mjekohej për insuficiencë kronike renale mori terapi në derën e spitalit sepse prindërit e tij nuk e lejuan atë të pranohej në spital sepse kishin frikë nga Covid-19.

Kjo është arsyeja pse pacientit të ri iu dha terapi para se të hynte në spital”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pacienti mjekohet në hyrje të spitalit në Strumicë, MSH: Ajo ishte kërkesë e prindërve të tij appeared first on Telegrafi.