Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se A.A. është 89 vjeç dhe është pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirusin.

“Djali i tij na informoi se ai tani është në gjendje të mirë falë përkushtimit të mjekëve në spitalin e Manastirit. Andoni është një burrë trim me një dëshirë për të jetuar. I uroj shëndet të mirë dhe shumë ditë të tjera me të dashurit e tij”, ka shkruar Filipce në profilin e tij në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1848 testime për coronavirus, prej të cilëve 141 kanë rezultuar pozitiv. Po ashtu u regjistruan edhe dy viktima, ndërsa janë regjistruar 175 pacientë të shëruar./Telegrafi/

The post Pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirus në Maqedoni është një 89-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";