
Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë.
Nga MSH thonë se gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.
“Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum Ohërsi”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina””.
“Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejmë”, thonë nga MSH./Telegrafi/
The post Pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, shtatë prej tyre sot kthehen në vend appeared first on Telegrafi.