
Për shkak të riparimit të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, sot do të jenë pa ujë shfrytëzuesit e disa rrugëve në komunën e Çairit, përfshirë Spitalin Gjinekologjik-Obstetrik “Çair”.
Siç kumtiu Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit në rrugët “Nexhat Agoli”, “Kosta Abrasheviq” dhe “Krimska”.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në riparimin e defektit të rrjetit të ujësjellësit, në kryqëzimin mes rrugëve “Nexhat Agoli” dhe “Kosta Abrasheviq”.
The post Pa ujë disa pjesë të Çairit, përfshirë spitalin gjinekologjik appeared first on Telegrafi.
Advertisement