Pa rezultat përfundoi takimi me MASH Maqedoni dhe nismëtarëve kundër digjitalizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pa përfundim përfundoi takimi me nismëtarëve për ndalimin e Ligjit për libra me përfaqësuesit e MASH Maqedoni. Bojkotuesit arsyetuan kërkesën që të ndalohet miratimi i këtij ligji për shkak se që nga dita e njte bëjnë thirrje për bojkotim.

“Kishim takim konstruktiv me MASH, por përfaqësuesit nuk ishin kompetentë që të na përgjigjen për të gjitha pikat. Duhej të ketë përfaqësues nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe nga SASHK. Vendosën që javën e ardhshme t’i shqyrtojnë kërkesat tona – të ndalohet ligji, të hapet debat publik dhe ne të përfshihemi në reformat e reja”, tha Spasevska.

Grupi në “Facebook” numëron 70.000 persona dhe që nga e enjtja e kaluar bëhet thirrje për bojkot. Ata kërkojnë që librat e shtypur të mbeten në përdorim për të gjitha klasat.

Spasevska demantoi se pas qëndrimeve të tyre qëndron opozita maqedonase duke thënë se këto kërkesa janë vetëm zëri i qytetarëve./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Pa rezultat përfundoi takimi me MASH Maqedoni dhe nismëtarëve kundër digjitalizimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy