Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.
Ministrja Zakharieva, siç njofton MPJ, ia uroi funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, Osmanit dhe i uroi sukses në kryerjen e detyrës.
Të dy ministrat u dakorduan rreth nevojës për të intensifikuar dialogun politik në më shumë nivele gjatë periudhës së ardhshme.
“Ministri Osmani potencoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut ia kushton thellimit të marrëdhënieve miqësore me Bullgarinë fqinje, me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve, për dinamikën rajonale të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe proceset eurointegruese”, theksohet në komunikatën e MPJ-së.
The post Osmani-Zakharieva: Të intensifikohet dialogu politik në të gjitha nivelet appeared first on Telegrafi.