Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj komunikatës së VLEN-it ku përmendeshin disa raste që koalicioni në pushtet i quante si dështime dhe skandale të ish-ministrit Osmani.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook thotë se tradhëtia që VLEN po lë në trashëgimi, nuk mund të mbulohet me komunikata të recikluara nga Stoilkoviçi.

“Këta vazalët e “ВРЕДИ” i munda si kandidat i Frontit Evropian me një rezultat 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhëtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, shkruan Osmani. /Telegrafi

The post Osmani-VLEN-it: Heshtni, sepse tradhëtia juaj nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";