Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për “Sitel” tha se prania e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër më 7 dhe 8 qershor.

Lavrov nuk mbërriti sot në Beograd, pasi Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria e ndaluan fluturimin, ndërsa në samitin “Ballkanit të Hapur” në Ohër, përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa i ftuar është edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviq.

“Konsideruam se kjo kërkesë e ambasadës për lirimin e këtij fluturimi special i përshtatet edhe qëndrimit tonë ndaj agresionit. Mesazhi është se është e papranueshme të sulmohen vendet e pavarura në shekullin 21. Është një sistem vlerash. Është fjala për mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër nëse do të realizohej kjo vizitë.

Nismat rajonale duhet të jenë në kuadrin e disa vlerave dhe parimeve bazë që ne besojmë dhe agresioni rus është në kundërshtim me to. “Dështimi i kësaj vizite inkurajon mbajtjen e një takimi të Ballkanit të Hapur”, tha Osmani./Telegrafi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: Vizita e Lavrov në Serbi do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër appeared first on Telegrafi.