Osmani – Varhelyi: Është koha që edhe BE-ja t’ia zgjat dorën vendeve të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, i cili është për vizitë pune në Shkup.

Në fokus të bisedimeve, sipas MPJ-së, ishte dosja evropiane e vendit tonë, në prag të Këshillave të qershorit dhe pritshmëritë për hap të domosdoshëm në drejtim të fillimit të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht në këtë kohë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se rrethanat e reja gjeopolitike kërkojnë konfirmim të politikës së zgjerimit si investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet, siguri dhe mirëqenie ekonomike të të gjithë kontinentit evropian.

“Maqedonia e Veriut deri më tani ka dëshmuar përkushtim jashtëzakonisht të lartë për progresin e vendit të rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, arritëm 100% nivel të harmonizimit të shtetit me Politikën e Përbashkët dhe të Sigurisë së Unionit. Është koha që edhe Bashkimi Evropian t’ia zgjat dorën vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të demonstrojë qartë se e ardhmja e rajonit është evropiane. Rajoni është gjithnjë e më shumë i lodhur nga pritja, gjë që dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian” theksoi Osmani.

Advertisement

Në takim u bë fjalë edhe për përpjekjet për tejkalimin e dallimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si prioritet për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së./Telegrafi/

The post Osmani – Varhelyi: Është koha që edhe BE-ja t’ia zgjat dorën vendeve të Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy