Të jemi të qetë dhe të përgjegjshëm! Kemi investuar shumë, kemi arritur shumë dhe më e rëndësishmja është se jemi shumë afër për të lejuar që ta humbim këtë mundësi, ka porositur sot përmes një video- mesazh ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

“Jam i vetëdijshëm se hyjmë në një fazë shumë të ndjeshme ku secili prej nesh i numëron ditët dhe presim epilog të dinjitetshëm të integrimeve tona evropiane. Dhe besoni se këto ndjenja janë edhe më të fuqishme te unë. Tre vite kam udhëhequr integrimet evropiane dhe çdo mëngjes jam zgjuar me një qëllim të vetëm- t’i fillojmë negociatat”, ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se është normale dhe njerëzore, por nuk guxon të na sjellë deri në disfatë.

“Kemi investuar shumë, është arritur shumë. Thjeshtë jemi shumë afër që të lejojmë të lëshojmë këtë mundësi. Ne nuk kemi marrë besimin për të krijuar mllef ose të projektojmë atë mllef, por që të kërkojmë zgjidhje. Kemi shumë miq që duan të na ndihmojnë. Shumë vende, interesi i të cilëve përkon me atë tonin. Por e di se kemi motiv të fuqishëm të ruajmë integrimet tona evropiane”, ka thënë Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka apeluar për optimizëm dhe qetësi.

“Në vendet anëtare të BE-së dhe fqinjët tanë në Bullgari ekziston ndjenja e përgjegjësisë dhe nevojës për gjetjen e zgjidhjes. Prandaj nuk guxojmë të lëshojmë këtë mundësi, është shumë me rëndësi për të gjithë ne”, ka thënë Osmani.

The post Osmani: Të jemi të qetë dhe të përgjegjshëm, jemi shumë afër që të lejojmë ta humbim këtë mundës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";