“Informacioni se Lazar Elenovski do të jetë kryeministër është absolutisht i pasaktë”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri në largim nga BDI, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Sitel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne patëm një kandidat për kryeministër në zgjedhje dhe spekulime të tilla synojnë të dëmtojnë BDI-në dhe procesin. Në momentin që do të ketë diçka konkrete, qytetarët do të informohen. Unë mendoj se ekziston një zgjidhje optimale, e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Osmani, i cili kërkoi që opinioni të presë informacionet zyrtare nga palët.

Sipas tij, BDI fillimisht foli me “partnerët e saj aktualë me të cilët kanë qenë në koalicion për tre vjet, por ata nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve me të gjitha partitë politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne mendojmë se është e shëndetshme të bisedojmë me të gjithë në mënyrë që të marrin në konsideratë pikëpamjet e të gjitha partive politike, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, që të formohen institucionet sa më shpejt. Kryetari Ali Ahmeti po udhëheq këtë proces dhe nuk përjashton të gjitha partitë politike në bisedime”, tha Bujar Osmani.

The post Osmani: Takimi Zaev-Ahmeti ishte shpresëdhënës, Llazar Elenovski nuk do të jetë kryeministër appeared first on Telegrafi.