
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë.
Ai atje do të realizojë takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov dhe zëvendëskryeministren e Republikës bullgare për Reforma në Drejtësi dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.
Vizita siç kumtuan nga Ministria e Jashtme është në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në intensifikimin e dialogut politik.
Ndryshe është vizita e parë e ministrit Osmani në Sofje si ministër i jashtëm./Telegrafi/
Advertisement
The post Osmani sot në Sofje, do të takohet me Borissovin dhe Zakharievën appeared first on Telegrafi.