Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Gjatë vizitës, përveç takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviç, Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Brnabiç.

Në takime do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kushtet e një pandemie komplekse dhe fillimit të procesit të vaksinimit, do të shqyrtohen përpjekjet dhe aktivitetet e të dy qeverive në trajtimin e pasojave dhe kufizimeve në luftën kundër virusit Covid19, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë në këtë drejtim.

 

The post Osmani sot në Serbi për takime me Vuçiqin, Daçiqin dhe Brnabiqin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";