Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me marshin e djeshëm të koalicionit “Tash është koha”, të cilët pretendojnë se ka pasur vjedhje të votave në zgjedhjet e 15 korrikut.

Osmani thotë se të etiketosh popullin vetëm për t’i ikë përgjegjësisë, është kulmi i turpit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ske turp, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, (sic) ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu:
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ASH dhe Alternativa marshuan për zgjedhje demokratike dhe korrekte në Maqedoni

Ndryshe, dje Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa organizuan marsh protestues, pasi siç thonë, në zgjedhjet e 15 korrikut është falsifikuar vullneti i shqiptarëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani reagon për marshin e Aleancës dhe Alternativës: Të protestosh kundër popullit pse nuk të ka votuar është marrëzi appeared first on Telegrafi.