Edhe pse raporti i Komisionit Evropian ka një notë 3.11 dhe sipas tij ne jemi të përgatitur mesatarisht, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se ekzistojnë dy kategori të vlerësimit, ndër ajo është gatishmëria dhe përparimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Progresi do të thotë gjërat që keni arritur në periudhën e raportimit, ndërsa gatishmëria flet për periudhën kumulative nga kur keni filluar procesin dhe sa jeni në procesin e pranimit.

Mund të konstatoj se ky është një nga raportet më të mira që kemi marrë, pasi vlerëson progresin në shtyllat më të rëndësishme për të cilat po punojmë. Mbi të gjitha në pjesën e grupit themelor, ku janë sundimi i ligjit, funksionaliteti i institucioneve demokratike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Osmani.

Ai shtoi se kjo na lejoi të bëjmë një test të funksionalitetit të institucioneve në kushtet e qeverisjes teknike dhe pa Kuvend./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: Raporti i KE-së është njëri nga ma të mirët që kemi marrë ndonjëherë appeared first on Telegrafi.