“Në dinamikën e re të bisedimeve me Bullgarinë, më 17 shkurt pritet të mbahet takimi i grupit të katërt të punës për arsimin dhe kulturën, si dhe grupin e tretë të punës për integrimet evropian, agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin”.

Këtë e tha sot ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, në takim me gazetarët. Ai gjithashtu tha se pas datës 20 shkurt, në Shkup do të mbahet takimi i dytë i ekspertëve nga Ministritë e Jashtme të të dy vendeve, ku të dy delegacionet do të vijnë me udhëzime të reja politike bazuar në bisedimet e mbajtura në takimin e parë më 11 shkurt në Sofje.

“Marrëveshja reciproke për transmetim në televizionin bullgar të operatorëve tanë kabllorë dhe MRTV të operatorëve bullgarë kabllorë do të diskutohet në takimin e grupit të katërt punues për arsim dhe kulturë”, tha Osmani.

Ai theksoi se qëndrimet janë ende të ndryshme, por, siç shtoi, për këtë arsye këto bisedime janë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në lidhje me provokimet që ndodhin nga të dyja palët, Osmani u shpreh i bindur se qëllimi i RMV-së nuk është përshkallëzimi i marrëdhënieve me Bullgarinë, por përmirësimi i tyre, pasi siç tha, zhvillimi i RMV-së pengohet përmes bllokadës së BE-së./Telegrafi/

The post Osmani: Qëllimi ynë nuk është përshkallëzimi i marrëdhënieve me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.