Osmani: Qasja jonë është t’i kthehemi parimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhur me Planin e Aksionit dëshiroj të them së pari se ideja e Marrëveshjes për fqinjësi të mire me Republikën e Bullgarisë ishte të institucionalizohet debati lidhur me dallimet që i kemi, në mënyrë që të mos bëhen viktima proceset e tjera nga ky debat lidhur me çështjen për të cilën kemi dallime, deklaroi sot shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

“As procesi i euro integrimeve, as bashkëpunimi në planet e tjera – bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi infrastrukturor…, sepse qasja jonë është se duhet t’i kthehemi parimit të Marrëveshjes dhe prandaj konsiderojmë se duhet të prezantohet plani i aksionit me qëllim që të vazhdojmë bashkëpunimin, ta mirëmbajmë ambientin në bashkëpunim mes dy shteteve derisa bisedojmë”, tha Osmani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me kolegun e tij sllovak, Ivan Korçok.

Vlerësoi se bisedojmë për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, paralelisht me atë duhet të vazhdojë edhe procesi evropian i vendit.

“Në nëntor e dërguam Planit tone të aksionit, plan voluminoz për të gjitha ministritë dhe projekte të cilat janë paraparë apo ndërkaq, nëse ka mangësi në realizimin e atyre projekteve. Në janar morëm përgjigje nga Bullgaria dhe për pjesën e çështjeve të bashkëpunimit sektorial para disa ditëve këmbyem qëndrim tonin, sepse kryesisht janë të pranueshme edhe vërejtjet lidhur me bashkëpunimin sektorial, kështu që pres që plani I aksionit të jetë bazë për protokollin e mbledhjes së ardhshme të Komisionit ndërqeveritar i cili, shpresoj se do të organizohet sa më parë”, tha Osmani.

Advertisement

Lidhur me raportet e fundit për perceptimin e korrupsionit në vend, Osmani tha se korrupsioni është plagë kanceri e shoqërisë dhe se qasja e shtetit duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe energjike.

“Së pari, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, raportet e fundit të KE-së janë pozitive dhe konstatuan se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur kriteret dhe në bazë të atij raporti jep rekomandim të Këshillit për fillim të negociatave. Ju flisni për raportin e Transparensi i cili flet për perceptimin e qytetarëve lidhur me korrupsionin dhe raportin e fundit të Ekonomistit për indeksin e demokracisë. Kuptohet, unë nuk do të jem avokat as i Qeverisë, as i cilit do institucion lidhur me cilat do vërejtje që mund të gjenden në luftën kundër korrupsionit”, tha Osmani duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Theksoi se i mbështetë të gjitha hapat dhe planet e aksionit të Qeverisë në mënyrë që të luftojë, siç tha, kundër kësaj të keqe dhe kjo është pjesë e kritereve për BE-në dhe jo rastësisht insistojmë për fillim të negociatave sepse negociatat fillojnë me Kapitullin 23 dhe 24 he përfundojnë me Kapitullin 23 dhe 24.

“Ne nuk dëshirojmë të jemi nën monitorim të fuqishëm, nën instrumente të fuqishme të kontrollit sepse ashtu edhe ne marrim mbështetje si institucione në luftën kundër korrupsionit”, tha Osmani.

Advertisement

The post Osmani: Qasja jonë është t’i kthehemi parimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy