Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në Facebook ndaj temës aktuale për ndryshimin e stemës.

Osmani shkruan se qeveria duhet të merret me ndryshimet kushtetuese dhe temat më kryesore, e jo te merret me tema që sjellin vetëm defokusim.

Siç thotë Osmani, qytetarët kanë prioritete të tjera që lehtësohen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vend që të defokusohet publiku me debate për ndryshimin e stemës, apo simboleve të tjera, duhet ta rikthejmë fokusin tek ndryshimet kushtetuese që hapin kapitujt e negociatave me BE-në. Qytetarët duan sundim të ligjit, rroga më të larta, ekonomi më të fortë, arsim dhe shëndetësi cilësore – dhe këto nuk mund të arrihen pa avancimin në integrimin evropian. Është koha për vendime të guximshme që sjellin rezultate të prekshme për njerëzit!”, shkruan Osmani.

 

The post Osmani: Publiku defokusohet me ndryshimin e stemës, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";