Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit nga kryesimi portugez, për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

Ka deklaruar, se autoritetet në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar propozimin si të mirë, pasi siç thotë, përfshin interesin e të gjithë palëve.

“E kemi konstatuar dhe vlerësuar si një bazë të mirë për zgjedhjen e problemit”, tha Osmani.

I pyetur, se a premton i njëjti heqjen e vetos nga Bullgaria dhe kështu, caktimin e seancës së parë ndërqeveritare, Osmani thotë se po punojnë si me Portugalinë dhe me Bullgarinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Punojmë me kryesimin portugez dhe punojmë në mënyrë bilaterale me Bullgarinë. Punojmë edhe me shtetet tjera që të gjejmë zgjidhje”, tha më tej Osmani.

The post Osmani: Propozimi portugez, është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.