Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ka shpallur sot një plan prej nëntë pikash për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës, i cili ndër të tjera kërkon dorëheqjen e kryetarëve të komunave të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale këtë vit.
Gjithashtu, kërkohet tërheqja e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe reduktimi i njëkohshëm i gatishmërisë luftarake të Serbisë.
Me propozimin e OSBE-së, të cilin Osmani e ka bërë të ditur në “Twitter”, thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të konfirmojnë respektimin e marrëveshjes bazë nga Ohri, si dhe policia e rregullt me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it të kujdeset sigurinë në terren.
Një nga pikat kërkon anulimin e protestave dhe kthimin e funksioneve komunale, të cilat, siç tha Osmani, do të rifillojë jeta normale dhe zyrtarëve do t’u jepet akses në objektet komunale.
Në pikën e shtatë thuhet se OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, si dhe forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe në pikën e tetë, se procesi i pajtimit duhet të përfshijë të rinjtë.
Në pikën e nëntë të fundit, theksohet se OSBE-ja mbështet zbatimin dashamirës të dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.
@OSCECiO Roadmap: 9 Steps for De-escalation & Normalisation
Achieving durable peace & stability in #Kosovo: Ways ahead for returning & participation of Kosovo Serbs in t/ democratic processes1. Kosovo & Serbia reaffirm commitment to t/ basic agreement & #OhridProtocol.(1/4)
Advertisement— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 3, 2023
The post Osmani prezantoi planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës appeared first on Telegrafi.