Osmani: Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aderues aktiv dhe dinamik, do t’i angazhojë shoqëritë drejt krijimit të vlerave të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në takimin ministror për Punë të Jashtme në kuadër të kryesimit gjerman me Procesin e Berlinit për vitin 2021. Kryesues i takimit ishte ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Në takim u diskutuan çështje aktuale në lidhje me perspektivën evropiane të rajonit në prag të Këshillave të BE-së në qershor si dhe për disa aspekte të bashkëpunimit rajonal. Ministrat diskutuan për mënyrën e implementimit të Planit veprues shumëvjeçar në tregun rajonal të përbashkët i cili është në sinergji me Planin ekonomik dhe investues të KE-së, që kanë potencial të madh për rivitalizimin e rajonit dhe janë në funksion të përgatitjes së mëtutjeshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të tyre të ardhshëm në tregun e përbashkët të brendshëm të BE-së.

“Kaluam një rrugë të gjatë dhe bashkërisht arritëm rezultate të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë për ndërlidhje ekonomike, politike, të sigurisë dhe ndërlidhje sociale. Agjenda e ndërlidhjes, që ishte thelbi i procesit, evoluoi në ndërlidhjen reciproke në një kuptim shumë më të gjerë, përjashto atë infrastrukturore. Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aderues aktiv dhe dinamik, tërësisht do t’i angazhojë shoqëritë drejt krijimit të vlerave të reja, përparimit dhe konkurrencës pozitive. Bashkëpunimi rajonal bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm – të demonstrohet qenësi dhe lidership i përbashkët politik. Ne jemi ekonomi relativisht të vogla, por bashkërisht jemi më të fortë. Fakti se kemi dallimet tona dhe qëndrime të ndryshme, nuk e përjashton bashkëpunimin më të ngushtë në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me BE-në”, theksoi Osmani.

Në deklaratën e MPJ-së thuhet se Ministri iu referua kryesimit të përbashkët në vitin e kaluar me Bullgarinë me Procesin e Berlinit, si një shembull pozitiv të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit bilateral, që kulminoi me Samitin e Sofjes, nga ku dolën një sërë iniciativash dhe u hapën fusha të reja të bashkëpunimit në rajon.

Advertisement

Krahas ministrit Osmani, në takim morën pjesë ministrat, pjesëmarrës në proces nga vendet e Ballkanit Perëndimor: nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi dhe nga vendet anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia, Franca, Kroacia, si dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa paraqitje pati edhe Eurokomisari për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Oliver Varhelyi./Telegrafi/

The post Osmani: Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aderues aktiv dhe dinamik, do t’i angazhojë shoqëritë drejt krijimit të vlerave të reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy