Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp mes tjerash ka folur edhe për situatën me coronavirusin në vend.

Ai tha se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket shkaqeve, nuk duhet të spekulojmë sepse për këtë duhet punime shkencore, që të lidhet epidemiologjia dhe të bëhet korelacion i ngjarjeve me pasojat. Të gjithë këto komentime janë të dëmshme sepse e qojnë temën drejt etnizimit dhe stigmatizimin e njerëzve, sepse kam thënë disa herë, nëse ka diçka që na tregon se sa jemi të ngjashëm dhe sa dallojmë, kjo është pikërisht pandemia. Vala e dytë nuk ndodh vetëm në disa zona, ndodh edhe në Shtip edhe në Karposh, në Qendër e në Çair, gjithkund ku nuk respektohen masat mbrojtëse”, pohoi Osmani.

Osmani numrin e lartë të rasteve aktive me koronavirus në Çair e arsyetoi me popullsinë e dendur në këtë komunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çairi është komuna me densësi më të madhe të popullatës në Evropë, bindshëm, në vendin e parë në Evropë, për shkak se në një kilometër katrorë jetojnë 19 mijë persona, respektivisht në 3.5 kilometra të komunës jetojnë 67 mijë persona, nënkuptohet se në një mjedis ku njerëzit janë më të shpërndarë, në ambiente nëpër fshatra mundësia për përhapje është më e vogël se sa në komunën me dendësi më të madhe në Evropë”, tha Osmani./Telegrafi/

The post Osmani për rastet e reja në Shkup: Çairi është komuna më e dendur në Evropë appeared first on Telegrafi.