Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pati takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin plenar mes delegacioneve, sipas MPJ-së së Maqedonisë, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, me fokus në bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të NATO-s, me ç’rast bashkërisht u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si garancë për zhvillimin e përgjithshëm dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe atë në kuadër të konsolidimit të agjendës euro-atlantike është në interesin e dyanshëm strategjik dhe në interes të rajonit si tërësi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Osmani – Peleshi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin kontribut të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale appeared first on Telegrafi.