Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Prespa Forum Dialogue” tha se OBRM-PDUKM-ja opozitare ka afat deri në votimin e parë në Kuvend që të prononcohet për ndryshimet kushtetuese, respektivisht të arrihet marrëveshje.

Osmani tha se përveç me opozitën, po punojnë edhe me deputetë individualisht që të sigurojnë votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ne po punojmë në dy rrugë paralele, me opozitën në tërësi dhe kuptohet me deputetët në Kuvend kur të hapet debati publik në komisione. Që do të thotë se deri në ditën kur në seancë plenare do të jetë votimi i parë, opsionet janë të hapura që të ketë marrëveshje me opozitën në lidhje me ndryshimet kushtetuese duke përfshirë këtu edhe planin 3 pikësh që e prezantova dje”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: OBRM-PDUKM-ja ka afat deri në votimin e parë në Kuvend appeared first on Telegrafi.