Osmani nga Poznani: Hapëm çështje të rëndësishme për të ardhmen e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet e Grupit të Vishegardit- V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor-BP6, i cili në kuadër të presidencës polake u mbajt në Poznan.

Temë kryesore e takimit ishte procesi i zgjerimit të BE-së dhe zhvillimet e fundit lidhur me Samitet e fundit të BE-së. Në prani të Përfaqësuesit Special të BE-së për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, por edhe të Ministrit Kroacisë, u hapën tema për të ardhmen e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit, si proces i dyanshëm që nënkupton përmbushje të obligimeve nga të dyja palët, si dhe pasqyrimin e të gjitha këtyre çështjeve në kredibilitetin dhe integritetin e BE-së në rajon dhe në botë.

Osmani falënderoi Presidencën e ardhshme sllovene me Unionin për planet dhe prioritetet e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor, por edhe për përpjekjet e presidencës portugeze për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Në vitet e fundit, vendi, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, për ta filluar procesin negocioues dhe rrjedhimisht çdo shtyrje e fillimit të këtij procesi shkakton zhgënjim dhe frustrim të caktuar ndaj procesit të zgjerimit. Por edhe përskaj këtyre sfidave, ne jo vetëm që nuk tërhiqemi nga e ardhmja jonë evropiane, por vazhdojmë me angazhim edhe më aktiv në tejkalimin e mos-marrëveshjeve me fqinjin tonë, paralelisht me angazhimin tonë aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e kredibilitetit evropian në rajon”, theksoi Osmani.

Advertisement

Ministrat, pa përjashtim, dërguan mesazh të fuqishëm për vazhdimin e përpjekjeve në marrjen e vendimeve të nevojshme në kuadër të presidencës sllovene deri në fund të vitit, e theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së dhe e theksuan rëndësinë e procesit negocioues për reformat e brendshme të vendeve, si dhe për transformimin e përgjithshëm pozitiv të rajonit.

Në takim një pjesë e madhe e bisedimeve ndërmjet ministrave iu kushtua bashkëpunimit rajonal në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike të rajonit, thellimit të bashkëpunimit në fushat e tregut të përbashkët rajonal, digjitalizimit, Agjendës së gjelbërt, si fusha me potencial të madh për ringjallje ekonomike të rajonit.

Osmani u falënderua për mbështetjen që Grupi i Vishegardit ia jep rajonit, të shprehur përmes një numri të madh të projekteve konkrete. Në këtë kontekst, ai iu referua kryesimit të sivjetëm të Maqedonisë së Veriut me Fondin e Ballkanit Perëndimor, puna e të cilit mbështetet kryesisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegardit dhe Grupi V4. Ai i paraqiti prioritetet e kryesimit të vendit me Fondin e të cilat kanë të bëjnë me rritjen e mëtejme të Fondit, shtimin e numrit të aktiviteteve dhe forcimin e pronësisë rajonale mbi punën e tij.

The post Osmani nga Poznani: Hapëm çështje të rëndësishme për të ardhmen e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy