Osmani nesër në Antalia në takim me Ministrat e Punëve të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me ftesë të Kryesuesit të SEECP, Ministrit të Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu, nesër do të qëndrojë në Antalia, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të SEECP, informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

“Osmani, në kuadër të takimit të Ministrave do të ketë një takim bilateral të veçantë me nikoqirin, Ministrin turk Mevlüt Çavuşoglu.

Shefi i diplomacisë, Osmani, prezencën në Antalia do ta shfrytëzojë për për t’u takuar me homologun e tij nga Republika e Serbisë, Nikola Selakoviq, që do të jetë gjithashtu takimi i parë pas marrjes së detyrave të tyre të reja.

Osmani në takim do t’i paraqesë masat kombëtare të ndërmarra për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga pandemia, mënyrat e mundshme për bashkëpunim strategjik dhe partneritet përmes iniciativave të shumta rajonale, duke e përfshirë edhe Procesin e Berlinit, me të cilin këtë vit bashkë-kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Advertisement

Nga atje shtojnë se ministrat në takim do të diskutojnë në temën: Mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e pandemisë me COVID-19 dhe përvojat e vendeve të EJL. Fokusi i ministrave do të jetë gjetja e një mënyre për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal në kohën kur Evropa dhe bota po përballen me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, si dhe për prioritetet e vendosjes së një lidhje më të madhe në rajon, rinisë dhe rëndësisë së saj në shoqëri, digjitalizimit, kulturës dhe turizmit./Telegrafi/

The post Osmani nesër në Antalia në takim me Ministrat e Punëve të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy