Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar takim dypalësh me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë Aleksandra Papadopullu, e cila ka marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Gjatë bisedës, sipas Osmanit, është diskutuar për obligimet e të dyja shteteve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Mendoj se nuk është korrekt konstatimi se Greqia nuk ka plotësuar asgjë. Shtylla e obligimeve greke ndaj Marrëveshjes së Prespës është mbështetja për në NATO dhe ne BE. Republika e Maqedonisë së Veriut sot është anëtare e NATO-s pasi Greqia e plotësoi obligimin e saj nga Marrëveshja e Prespës. Sot Greqia është një ndër lobistët më të mëdhenj në Bruksel për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai ishte thelbi i obligimit grek, protokollet janë çështje që kanë ngelur në Parlament”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Riaktualizimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës është bërë, pasi presidentja Siljanovska Davkova refuzon përdorin e emrit të ri të shtetit, ndonëse dokumentet zyrtare i nënshkruan me Maqedonia e Veriut.

Në ndërkohë, sytë janë të drejtuar kah mandatari Hristijan Mickoski, i cili pritet që javën e ardhshme ta formojë qeverinë. Ai ka deklaruar se do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, megjithatë, edhe Greqia duhet t’i plotësojë obligimet e saja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani në takim me Papadopoulo, bisedojnë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës appeared first on Telegrafi.