Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në Shkup, Rachel Galloway.

Siç njoftojnë nga MPJ, të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për dialogun intensiv politik dhe bashkëpunimin e zhvilluar reciprok tregtar.

“Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkushtimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme britanike për integrimin evropian të vendit tonë dhe përpjekjet e MB në ruajtjen e marrëdhënieve të forta të partneritetit me vendin tonë në kuadër të NATO-s”.

“Gjithashtu në takim u bë fjalë edhe për invazionin rus në Ukrainë, rreziqet nga implikimet më të gjera të krizës, si dhe urgjencën e bashkëpunimit më të ngushtë midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të ruajtur sigurinë në tokën evropiane”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik, ministri Osmani i ndau një pllakë falënderimi Ambasadores Galloway për angazhimin e saj personal dhe kontributin aktiv në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

The post Osmani në takim me Galloway: Mbretëria e Bashkuar ka qenë e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.