Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin holandez në vendin tonë, Dirk Jan Kop.
Në takim siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, është biseduar për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë, avancimin e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe sfidat rajonale.
“Me Ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop biseduam për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, avancimin e relacioneve të mira fqinjësore, por edhe për sfidat rajonale”.
“Holanda është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i aspiratave euro integruese të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me Ministrin e sapozgjedhur holandez, Vopke Hoekstra”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
The post Osmani në takim me Dirk Jan Kop: Holanda është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.