Osmani: Në bazën e NATO-s në Afganistan janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media bëri të ditur se në terminalet e aeroportit të Kabulit nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut që presin për evakuim.

Ai tha se në bazën e NATO-s ndodhen edhe 14 shtetas të Maqedonisë, me të cilën 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha, ndërsa 3 prej tyre do të evakuohen të fundit së bashku me ushtrinë.

“Sipas informacioneve të fundit nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut të presin në Aeroportin e Kabulit për evakuim, me çka realizuam evakuimin e të gjithë atyre që dje ishin në aeroportin e Kabulit”.

“Mirëpo në bazën e NATO-s në Kabul e cila është afër aeroportit të Kabulit janë edhe 14 qytetarë tanë. 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha, kurse 3 prej tyre do të evakuohen të fundit së bashku me ushtrinë”, tha Bujar Osmani./Telegrafi/

Advertisement

The post Osmani: Në bazën e NATO-s në Afganistan janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy