Osmani: Me Bullgarinë kemi dallime në interpretime të marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi sot se Republika e Bullgarisë po konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Megjithatë ai shprehet optimist se Komisioni i historianëve dhe shkencëtarëve do të arrij të tejkalojnë dallimet.

“Republika e Bullgarisë ka kontestuar emrin e shkurtë të vendit dhe gjuhën. Janë kontestuar dy momente, emri i shkurt dhe gjuha. Ata kërkojnë kapitull të veçantë në raport për marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni. Ne si politikë mund t’i krijojmë kushte komisionit, por janë ata të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e kontestuara historike. Platforma ku duhet të zgjidhen këto konteste është komisioni”, deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu tha se gjatë vizitës së tij në Sofje janë biseduar të gjitha çështjet.

“Gjatë qëndrimit tim në Sofje janë diskutuar të gjitha çështjet, për dallimet e pritjeve nga marrëveshja. Konstatuam se nga marrëveshja ka dallime në pritëshmëritë tona. Jemi dakorduar të formojmë grupe pune nga të dy ministrit e jashtme ku bazë në bisedime do të kenë dallimet në interpretimet të zgjidhjeve të caktuara”, tha Osmani.

Advertisement

Ai tha se është biseduar edhe për përmirësimin e rrethanave logjistike për komisionet për histori dhe arsim që të vihet deri tek zgjidhja e çështjeve./Telegrafi/

The post Osmani: Me Bullgarinë kemi dallime në interpretime të marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy