Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Unionit, Mikella Matuella. njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.

“Bashkëbiseduesit shqyrtuan progresin e arritur në drejtim të implementimit të agjendës lidhur me BE-në, ndërsa iu referuan edhe statusit aktual të dosjes sonë evropiane”, thonë nga MPJ.

Në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e përgatitjeve, temave kryesore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me Samitin e tetorit BE- Ballkani Perëndimor, në kuadër të presidencës sllovene me BE-në, me ç’rast u vlerësua se Samiti duhet të dërgojë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në./Telegrafi/

The post Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";