Osmani: Maqedonia e Veriut do të punojë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe parimeve thelbësore të OSBE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Këshillit ministror të OSBE-së, kishte fjalim në sesion plenar të Këshillit.

Në fjalimin e tij para Ministrave të vendeve pjesëmarrëse Osmani theksoi nevojën për ballafaqimin e përbashkët me sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni i OSBE-së dhe më gjerë – si terrorizmi transnacional, kërcënimet e tregtisë së armëve, migrimi masiv dhe rritja e krizave humanitare. Organizata me mandatin dhe mjetet e saj mund të kontribuojë pozitivisht në atë drejtim, gjë që kërkon vullnet dhe mbështetje më të madhe politike nga vetë vendet.

“Si kryesues i ardhshëm i Organizatës në vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të punojë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe parimeve thelbësore të OSBE-së, duke filluar nga fillimi i muajit të ardhshëm, si pjesë e treshes së kryesuesve, së bashku me Poloninë dhe Suedi”, ka thënë Osmani.

Në fjalën e tij, Osmani theksoi Maqedoninë e Veriut si shembull të një demokracie multietnike funksionale, në harmoni me vlerat dhe obligimet e OSBE-së. Në fund, Osmani potencoi rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin, si një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e tij.

Advertisement

Në margjinat e Këshillit të Ministrave, Osmani ka takuar kolegë nga Finlanda, Polonia, Rumania, Malta, Austria, Shefin e delegacionit francez dhe përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave.

The post Osmani: Maqedonia e Veriut do të punojë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe parimeve thelbësore të OSBE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy