Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Francës relizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme Jean-Yves Le Drian. Në takim u hapën një numër i madh i temave të interesit të ndërsjellë, bashkëpunimi bilateral, aleanca në NATO, agjenda reformuese e vendit, sfidat rajonale, ndërkaq temë qendrore e bisedës ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.
“Franca është njëra prej motorëve kryesor të Bashkimit Evropian dhe vend i fuqishëm evropian dhe ne jemi mirënjohës që sot riafirmojmë mbështetjen për integrimet tona evropiane. Këto porosi miqësore janë të nevojshme për ne, sepse pa dallim të sfidave nuk duam të lëmë hapësirë për dëshpërim. Ne mbetemi të përkushtuar në reformat, në zhvillimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, por edhe të avancimit të besimit me fqinjin tonë Bullgarinë. Ne e shohim veten si pjesë të BE-së dhe këtë do ta realizojmë para së gjithash për siguruar ardhmëri të suksesshme të qytetarëve tanë, por edhe si investim tonin për sukses të ardhmërisë së Evropës”, theksoi Osmani.
Në takim u shqyrtua edhe dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të nevojës nga zbatimi i vendimit të Këshillit të BE-së në mars, vitin e kaluar. Ky vendim ishte sjell me konsesus nga ana e vendeve anëtarë në BE, të cilat u pajtuan për fillimin e nefociatave me vendin tonë, me ç’rast Osmani potencoi:
“Kuptohet që është obligim i përbashkët që ta ruajmë kredibilitetin evropian midis vendeve nga Ballkani Perëndimor, sepse jo vetëm ne, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, perspektiv dhe evropian. Dhe, këtu më së shumti llogarisim në mbështetjen parimore të vendeve anëtare, llogarisim në raport fer, llogarisim në meritë dhe vlerësoj se sot riafirmojmë këto pozita parimore edhe me Francën”.
Në drejtim të pasurimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik, Osmani dhe Le Drian nënshkruan tre Marrëveshje.
“Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjeve për themelimin e Agjencisë Francezë për Zhvillim hapë perspektiva të reja në raportet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës. Ky bashkëpunim është e rëndësisë së veçantë për zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut nëpërmes krijimit të mundësive për mbështetje teknike dhe financiare gjatë zbatimit të reformave në fushën e ambientit jetësor, energjetikës, inovacioneve, ekonomisë digjitale, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë fillon të zbatohet edhe Strategjia për Ballkanin Perëndimor e presidentit Macron, në shtetin tonë, që është kontribut shtesë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Kontribut shtesë për pasurimin e raporteve mes vendeve tona është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Produksion filmik dhe Marrëveshja për pranimin e donacionit të sistemit bartës të identifikim balistik”, theksoi Osmani.
Gjatë ditës, në Paris, Osmani do të takohet edhe me presidentin Macron, Isabelle Dumont dhe Alexandar Adam, me senatoren Marta de Cidrac dhe me zëvendës drejtorin gjeneral të Agjencisë franceze për zhvillim, Philippe Baudoin.
The post Osmani- Le Drian, marrëveshje për themelimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim appeared first on Telegrafi.